Dashuria nuk njeh gjini!

Unë jam homoseksual. Dhe mund të jem kushdo!

Po behen rreth dy vjet tashmë që nga aksioni i parë i posterave që kemi zhvilluar ne të rinjtë e Aleancës LGBT. Para dy vjetësh posterat e parë i prodhuam me mjetet tona, njëri nga ne i dizenjoj ndërsa të tjerët që kishin mundësi i printuan në zyrat e tyre me frikën që dikush mund ti kapte nga momenti në moment. Ateherë ishim vetëm tre vetë me një dosje të mbushur me postera A4, bardh e zi ku shkruhej: “Homofobia është sëmundje sociale!” dhe me një qese të mbushur me ngjitëse. Nuk kishim asnjë ide se si do të priteshin posterat, ose se si do te reagonin njerëzit ndaj nesh, e vetmja gjë që dinim ishte që kishte ardhur momenti që të tjerët të ndjenin një prezencë tonën sado të vogël. Ajo c’ka na shenjoj atë natë ishte ndjesia e lirisë që të dhuron të dalurit hapur, për të qendruar mes të tjerëve pa maskë.

Gjatë këtyre dy vjetëve kemi bërë aksione të ndryshme dhe kemi hasur reagime nga më të larmishmet, agresivitet, habi, vlerësim, përcmim, kuriozitet për më shumë infromacion. Tashmë, ne nuk jemi më vetëm tre, por një grup të rinjsh dhe të rejash gej, lesbike, biseksual, transgjinor, heteroseksual që përmes fushatave tona ndërgjegjësuase mes njerëzve po përpiqemi të përhapim mesazhin tonë të pranimit, mirëkuptimit, dashurisë.

Ditën e premte ne, cunat dhe gocat e Aleancës dolëm në një fushatë posterash rrugëve të bllokut me një mesazh të qartë për të gjithë: Une jam gay dhe mund të jem kushdo! Djali, vëllai, babai, nipi, shoku, kolegu yt!

Mesazh: Ndryshimi qe e therrasin semundje/mekat

Disa jane biond, disa brune, dikush i ka syte bojeqielli, disa kafe, disa jane te shkurter, te tjere me te gjate, cili prej tyre eshte i semuri? Ai me sy te kalter? Jo, jo, duhet te jete ai me sy te zinj.

Hehe, ju tingelloi absurde? Mua, qe ju degjoj cdo dite , te me quani te semure nuk me tingellon aspak absurde, sepse jam mesuar.

Natyra, eshte shume krijuese, ka krijuar shume lloje, dhe ketyre llojeve, u ka dhene karakteristika te shumellojshme. Midis ketyre, karakteristikave, mua ndodhi te me jepte sy kafe, lekure brune, inteligjence, gjatesi mesatare, trup  te rregullt– por prape ju, teksa me shikoni ne rruge, apo teksa flisni rreth meje me quani “te manget”. Po, mos u cudisni, keshtu beni. Mes jush, ka shume qe mburren se jane “unike”, se askush nuk behet dot si ai/ajo… shume mire, me vjen mire qe krenohesh me faktin qe natyra te ka dhene nje karakter te forte, te ka dhene sy te bukur, te ka dhene trup seksi – me pelqen qe mbi te gjitha qe te pelqen vetja ashtu sic je. Dhe ti, cdo dite perpiqesh ti vesh ne pah keto karakteristika, qe te tjeret nuk i kane.

Gay, perjetimi i te qenit ndryshe

Une jam gay, dhe kam qene gjithnje, por kete e kam kuptuar ne moshe te heret, ose me sakte, pertej te kuptuarit I kam vene emrin heret – sepse nuk eshte se ishte zbulim. Nuk ishte e re per mua te pelqeja djemte, keshtu ka qene gjithnje.

Ne fillim, rreth moshes 7 vjec e gjysem, arrita te kuptoja – nga cunat e lagjes, qe une, une isha “bythqire” (me falni per fjalorin). Me sakte, ata si une quheshin bythqire.

Pastaj, pak ketu – pak aty, arrita gradualisht – nuk e di si, ta quaja veten homoseksual. Ka qene fundi I klases se katert, kur ne shtepi, se bashku me time me, duke bere detyrat e shtepise, degjoj ne top-channel, ritransmetimin e nje puntate te “Top-show” rreth homoseksualizmit. Aty degjoja njerez qe flisnin rreth asaj qe isha une. Degjoja nje zonje qe thoshte “…femijet homoseksuale e kane kete prirje te lindur. Cunat luajne me lodrat e vajzave, rrine me to, luajne me to… madje edhe vishen me rroba femrash (une kam edhe foto I veshur ashtu)” Hmm, vetem perpara gjysem ore I kisha kerkuar sime meje te me blinte nje kukull barbi.

Eurovision 2011: Rikthehet Dana International, transexualja qe do te perfaqsoj Izraelin

Dana International EurovisionIshte fundivi i viteve 90, me sakte ishte viti 1988 kur nje kengetare izraeliane beri per vete publikun e eurovision, dhe triumfoi me kengen Diva. Ajo quhej Dana International, dhe ishte hera e pere qe nje kengetare transeksuale prezantohej ne skenen e nje evenimenti kaq te rendesishem per publikun europian.

Kan kaluar me shume se 10 vite, dhe Dana do te provoj te ngjithet ne skenen e Eurovision per te perfaqsuar serisht Izraelin me 14 maj ne Dyseldorf (Gjermani).

Ju kujtojme gjithashtu se ne kete edicion Shqiperia do te perfaqsohet nga Aurela Gaçe me "Kenga Ime", nje kenge qe edhe pse nuk duket ne nivelin e kengeve te Eurofestivalit, mund te themi me plote bindje se eshte kenga qe do te prezantoj me se miri (krahesuar me kenget qe kemi derguar deri me sot) muziken tone ne kete spektakel.

Per nostalgjiket me poshte do te gjeni edhe videon e Diva

{qtube vid:=-OpeR2XJavc}

Per kuriozet, kjo eshte kenga e Eurovision 2011

{qtube vid:=frfGcWLB0ac}

Modelja lesbike: Kam bërë seks me Rihanna-n

Këngëtarja amerikane, Rihanna, është biseksuale, siguroi një modele lesbike, e cila pretendon se ka patur marrëdhënie seksuale me këngëtaren.

Në një shkrim të botuar në një revistë amerikane, Natasha “Tajah” Burton bëri me dije se ka patur një takim të nxehtë me këngëtaren, ndërsa theksoi se Rihanna është biseksuale.

”Jam pothuajse e sigurt që është biseksuale, pasi ishte shumë e lirshme për të qenë në përvojën e parë me një femër”, deklaroi modelja. “Ishte me të vërtetë një flirt eksitues. Seksi ishte shumë i mirë, por më shumë se kaq, ne kishim një lidhje me të vërtetë kimike midis nesh. Më ka shërbyer si frymëzim dhe të dyja kemi ndihmuar njëra-tjetrën që të njohim më mirë veten”.

Rihanna nuk është aspak e turpshme në jetën e saj seksuale dhe këtë e dëshmojnë edhe fotografitë nudo të saj, që ajo vetë i ka shpërndarë me mms.

E njëjta revistë amerikane publikoi një histori, në të cilën raportohej se këngëtarja i kishte nisur disa foto të saj nudo një ish-të dashuri, pak kohë pasi ishin ndarë.

Burimi: top-channel.tv

Reflektim: Mohimi i dashurise brenda te njejtit seks

Bota njerezore eshte shume e cuditshme dhe kontradiktore. Eshte dhe ka qene ne natyren njerezore absurditeti – e mira dhe e keqja jane nuk jane kurre konstante. Koncepti njerezor eshte ne ndryshim.

Prometeu dhe Sizifi kundershtuan ate qe donin Zotat. Por Prometeu u dha njerezve zjarrin – i beri ata te ditur, Sizifi – sic shkruan dhe Kamy, sipas Homerit ishte njeriu me i ditur dhe me kujdesshem midis te vdekshmeve. Te dy keta jane denuar nga Zotat – te pushtetmit. Prometeu u denua te vuante dhimbjen e stermundimshme ne majen e shkembit me jugor te botes – Shqiponjen qe do ushqehej me melcine e tij. U prangos dhe u la aty. Krimi ? I fali dituri botes – epo ja qe zotat e asaj kohe nuk e miratuan veprimin e tij. As bamiresia apo mencuria e Sizifit nuk u cmua!

Eja bisedo me mua në dhomën #GayAlbania

Tani jam jam online në dhomën #GayAlbania, eja të bisedojmë dhe të njihemi. Gjithashtu në dhomë ka edhe djem të tjerë nga Tirana, Vlora, Fieri, Shkodra, Prishtina, Gjakova dhe më gjerë. Kliko më poshtë dhe futu në dhomë.

Nëse nuk funksionon provo dhomën tjetër:

Të jesh lesbike në Shqipëri

Vajza lesbike për të cilën do lexoni, nuk quhet vërtet Altea. Kjo është historia e një 24-vjeçareje nga Tirana, e cila drejton Aleancën LGBT por që nuk mund të shfaqet në foto dhe as të prezantohet me emrin e vërtetë. Mendoni për një çast, sidomos juve që paragjykoni, se si do të ndiheshit sikur të mbeteshit pa fytyrë dhe emër. Nëse deri tani po pyesnit se “ç`të keqe u kemi bërë gay-ve”, ja përgjigja: I kemi detyruar të jenë dikush tjetër!

Por edhe këta njerëz kanë një fytyrë, e në rastin e Alteas, shumë simpatike. Ajo është një vajzë e imët, me flokë të zeza, të prera shkurt. Mban vathë të zinj, të trashë por s`ka përdorur tualet; madje as fjalët nuk i “grimon”! Natyrshëm flet për një realitet që fare pak e njohim dhe me të cilin, ajo dhe të ngjashmit e saj, jetojnë çdo ditë.

Në pastiçerinë ku jemi ulur këtë mbrëmje të vonë, tryezat ndahen si në dhomëza të vogla, duke krijuar kështu ndjesinë e intimitetit e privatësisë. Por ama, sa herë që zërat rreth nesh fashiten, qeshim të sikletosur dhe na krijohet ndjesia se “po na përgjojnë”.

Thyhet miti mbi gjendjen ekonomike te gayjve dhe lesbikeve

Nje nga mitet me te perhapura rreth homoseksualeve eshte se jane me mire se heteroseksualet nga gjendja ekonomike, kjo ndoshta edhe per faktin se shumica e tyre nuk kan femije per te ushqyer. Ne te vertet gjerat nuk jan keshtu si duken, nje kerkues, Joe Clark, morri persiper te analizonte studimet e kryera mbi kete fushe per te dal keshtu ne nje rezultat te papritur.

Meshkujt homoseksuale, mesa duket, fitojne me pake sesa mesatarja e meshkujve heteroseksuale; dhe ne te kundert, femrat homoseksuale fitojne me shume se mesatarja e femrave heteroseksuale, shpesh here shume me shume se ato.

Diskriminim apo maskilizem? Sipas Clark ka te bej me zgjedhje personale, zgjedhe qe bejne shumica e gayve dhe lesbikeve.  Gejt kan kryesisht nje nivel edukimi me te lart se mesatarja, por zgjedhin kryesisht vende pune kryesisht te drejtuara nga femrat dhe me pagese me te ulet krahesuar me ato te meshkujve te tjere. Gjithashtu meshkujt homoseksual punojne me pak ore sesa heteroseksualet, ndoshta per te pasur me shume kohe te lire per tu zbavitur ?

Ne te kundert lesbiket, kan nje nivel edukimi me te lart se mesatarja, por i gjejme kryesisht ne pozicione qe zakonisht zihen nga meshkujt, rrjedhimisht me te paguara. Per me shume punojne me shume se femrat heteroseksuale ( ne nivel kohore), kjo ndoshta pasi mesatarisht kan me pak femij.

Po ju si mendoni? Ne krahesim me koleget tuaj heteroseksual, si eshte paga juaj?