Seksi “natyror” dhe Gjinia “njerezore”

Njeriu mendohet të ketë filluar te populloje Tokën rreth 2.3-2.4 milionë vjet më parë. Në fillim, njerëzit jetonin në grumbuj, e koncepti i familjes nuk ishte formuar. Ama, gjithnjë kanë ekzistuar dy sekse te ndryshme, qe u vendos te quheshin njëri femër – female – femme – femina etj, dhe tjetri mashkull – male – maschio etj. Por cfarë nënkuptoi njerëzimi me këto?

“Mashkull () i referohet seksit të një organizmi, ose pjesë e një organizmi, që është i aftë te prodhojë gamete të vogla të lëvizshme, të quajtura spermatozoide.”

Pra, kur flasim për mashkull ose femër ne fjalor gjejmë përcaktimin biologjik te fjales. Po c’është mashkulli – dhe si ka ndryshuar ai?

Në fillimet e shoqërise njerëzore, nuk ishte mashkulli i njejtë, me te njejtat tipare që është sot. Nuk ishte mashkulli lideri (sic ndodh rëndom ne shoqërite e paemacipuara). Përkundrazi, shoqeria ishte matriakat – sundonte gruaja. Në fakt, në këtë periudhë, si n jë lidere, shohim “femrën” si një njeri, të fortë, drejtues, vendimmarres. Kjo do të ndryshonte më vonë, në momentin kur mashkulli filloj të merrte në dorë ekonomine, kjo ndodhi për shkak te fizikut te tij. Në këtë cast – evidentohen dy përcaktime.

Mashkull/femër – përshkrimi biologjik

Mashkull/femër – si rol shoqëror.

Si rol shoqeror këto u kembyen, prandaj duket qartë, se jo gjithmone roli në shoqëri perkon me emërtimin e dhënë nga ne. Lind nevoja e koncepteve të reja, lind nevoja e konceptimit të ri, rreth sjelljes dhe pamjes, rreth klishese dhe së vërtetës.

Shembulli më sipër, tregon që karakteristikat fizike, nuk jane te lidhura aq ngushte me ato sociale, por ndërveprojne me to, nën udheheqjen e mjedisit. Sic e shihni, jemi ne ata qe kemi caktuar role në shoqeri, dhe jemi ne ata qe i ndëshkojme ndryshimet e asaj që janë të caktuara – në mënyre relative, madje shpeshherë, vihemi kundër asaj që është natyrore, thjesht për të përligjur prototipet tona. Kemi ndare një imazh mashkullor, pa na thënë kush, pa asnje model te gatshëm. Kemi krijuar per njerezit e seksit mashkull apo te seksit femër, nga një sjelle që u përket. Në fakt, jo gjithnjë u perket. Njeriu është një miksim tiparesh, reagimesh ndaj ngjarjeve në jetë, një krijim i komplikuar, dhe jo i thjeshtë. Variacioni është i mahnitshëm – por jo gjithnjë i pranueshem.

Kështu kemi vendosur, që të drejten e bukurisë, e kurimit te saj, ta kenë femrat. Pse? Kush e tha? Përse duhet të vendosim rregulla e të gjykojme ata qe nuk i zbatojnë dot?

Roli ne shoqëri, duhet të jetë më pak i përcaktuar. Secili duhet të jetë i lirë të zgjedhi vetë, nëse do shfaqi sjellje “femërore” apo “mashkullore” (këto janë emërtime, që për faj të mungesës së informacionit, ngjajnë me identitetin seksual të njeriut) përderisa këto nuk kanë lidhje.

Transgjinorët: Sjellja e tyre, karakteristika e tyre psikologjike, nuk përshtatet/shkon dot me përcaktimin e dhënë për trupin e tyre, keshtu atyre u duhet te afrohen nepermjet trukimit fizik me femrat. (analoge per femrat në meshkuj)

Nëse sjellja në shoqëri, do të ishte konceptuar e ndare, nga pamja fizike, këta njerëz, do ta kishin shumë të lehtë të përfshiheshin në shoqëri duke mos qenë ndryshe. Pra, po të shikohet, me objektivitet, mospërfshirja e kësaj kategorie në shoqëri, apo qënia e tyre ndryshe, është në fakt faj jo i tyre, por i shoqerisë, dhe i “gabimeve” te saj. Duket hapur, se edhe shoqeria njerëzore ka pasur gabime në konceptimin e saj.

Imagjinoni për një moment, një botë tjeter, një botë, ku nuk do të kishte “veshje femrash” dhe “veshje meshkujsh”. Ku fundi/takat e larta, të ishin pjesë e veshjes së të dy sekseve. Të mos kishte dallime në sekse ndaj veshjeve. A do visheshin transgjinorët si të gjithë të tjerët, dhe kjo nuk do të përbënte asnjë ndryshim?

Të kesh një rol në shoqeri, është e natyrshme, por të kesh role që lidhen saktësisht me seksin tënd, kjo është strikte, dhe jonatyrale.

Shumë njerëzve do t’u dukej e vështirë të mendonin se të dy sekset mund të kishin edhe veshje të njejta, por kjo ndodh për faj të rrënjosjes së thellë në mendjet tona të ideve, të pluhurosura, që mesa duket nuk jane vende ende në lëvizje. Secili prej nesh duhet të lëvroje në tru, botë pa kufij strikte. Sepse nuk jemi ne ata që mund t’i vemë këto, por është natyra që i vendos, në një mënyre apo nje tjeter. E vetmja detyre e jona eshte të cojmë përpara jetët tona. Dikush, do të thoshte “mashkull me fund “ e do te shtrembëronte fytyrën, por në fakt, po. Nëse në vend të pantallonave, më pare do ishin vendosur fundet për burrat ato do te ishin për burrat. Për më tepër, mund tebejme një krahasim të thjeshtë, ne disa popuj meshkujt mbajnë funde. Ne ato vende është shumë normale kjo pamje. Kurse, tek transgjinorët ndodh ajo që ne, si shoqëri u kemi vënë atyre modele, dhe per sa kohë modeli që i pershtatet mendimeve, dhe psikologjisë së tyre, ata do përpiqen ta kopjojnë atë model, edhe nëse nuk është i caktuar për trupin e tyre.