Fjalori Lgbt

Ky është një fjalorë që përmbledh pjesën më të madhe të fjalëve ose termave që në një mënyrë apo tjetrën lidhen me komunitetin lgbt. Ky fjalorë ose manual nuk ka si qëllim përkëthimin e fjalëve nga anglishtja në shqip, por mundohet të shpjegoj me terma të qarta kuptimin e tyre pasi për shumicën e këtyre fjalëve egziston edhe ajo në shqip, por mbetet ende i paqart kuptimi dhe shpesh herë termat mund të ngatërrohen ndërmjet tyre.

Orientim Seksual Tërheqje seksuale e natyrshme. Ndjesia themelore e dikujt për gjininë e personit nga i cili tërhiqet emocionalisht ose seksualisht. Prirja ose aftësia për të zhvilluar marrëdhënie intime emocionale ose seksuale me njerëz që i përkasin kategorisë të së njëjtës gjini, gjinisë së kundërt apo më shumë se një gjinie. Eksperienca/aktiviteti seksual nuk janë relevante (p.sh, njerëzit e minoritetit seksual janë po aq të aftë për të zgjedhur të përmbahen sa edhe njerëzit heteroseksualë). Deri në një shkallë të caktuar, cilësitë që dikush gjen tërheqëse mund edhe të mësohen, mundësisht gjatë viteve të para të jetës. Gjithsesi ka gjithmonë e më shumë prova që dëshmojnë se njerëzit mund të jenë biologjikisht (nga ana hormonale, gjenetike) të predispozuar të tërhiqen si nga njëra gjini ashtu edhe nga tjetra ose nga njerëz me më shumë se një gjini. Në të gjithë rastet, përdorni këtë term në vend të preferencës seksuale ose terminologji të tjera çorientuese.
Identitet Gjinor Ndërgjegjësimi ose kuptimi i dikujt nëse është emocionalisht ose shpirtërisht femër apo mashkull, të dyja ose asnjë prej tyre. Një person mund të ketë përputhshmëri (p.sh., gjinia fizike dhe identiteti gjinor i tij/saj janë në përputhje të plotë) ose transgjinor (lindur biologjikisht me një gjini, por emocionalisht ose shpirtërisht me tjetrën) ose asnjëra plotësisht.
“Straight” Heteroseksual; jo-gay. Term që preferohet nga disa njerëz si jo shumë formal dhe klinik siç është heteroseksual.
Gay Një mbiemër që ka zëvendësuar gjerësisht fjalën “homoseksual” kur i referohemi meshkujve që janë seksualisht dhe emocionalisht të tërhequr nga meshkuj të tjerë. Për femrat, preferohet fjala “lesbike”. Për ti përfshirë të dy kategoritë, përdorni “meshkuj gay dhe lesbike pwr femrat”.
Lesbike

Term i preferuar, si në formën e emrit ashtu edhe mbiemrit, për femra që janë emocionalisht dhe seksualisht të tërhequra nga femra të tjera. Disa femra preferojnë të quhen “gay” në vend të “lesbike”. Disa lesbike ndihen të padukshme kur termi gay përdoret për të përfshirë si meshkujt ashtu edhe femrat. Kur t’u jepet mundësia pyesni subjektin rreth termave që preferon.

Biseksual Si emër, individët që tërhiqen nga të dy sekset. Si mbiemër, individët që tërhiqen emocionalisht dhe seksualisht nga të dy sekset. Nuk supozon ose hamendëson jo-monogami (ose, edhe çdo aktivitete seksual). Disa njerëz identifikohen si “bi” në vend të biseksualë.
Transgjinor Term çadër (mbulues) që po preferohet shumë nga njerëz, pamja, karakteristikat ose sjelljet e të cilëve janë antikonformitete të roleve gjinore...individë që ndryshe do të vetëquheshin transeksualë, “të ndër-veshur” ose “përthyes-gjinorë”. Është gjithashtu i preferuar nga njerëz që emocionalisht nuk përkojnë në asnjë seks, përkojnë me të dy sekset ose shprehia e roleve gjinore e të cilëve është shumë e ndryshme nga ajo që shoqëria pretendon për njerëzit, seksin e tyre ose ndryshimet nga koha në kohë. Transgjinorët mund të jenë heteroseksualë ose gay, lesbike dhe biseksualë. Disa njerëz vetëidentifikohen si trans më shumë se transgjinorë.
LGBTQ

Akronim për “lesbike, gay, biseksualë, transgjinorë dhe 'të pavendosur-questioning'. [Shënime: Shpesh paraqitet si "GLBT" , ose LGBT. Variacione të tjera përfshijnë GLBTQQAI që përfshin gay, lesbike, bisexualë, transgjinorë, "të pavendosur-questioning", queer, allied, dhe njerëz interseks.]

I/E Mbyllur (Closed)
Në sirtar

I referohet një personi që dëshiron të mbajë sekret orientimin e tij/saj seksual dhe identitetin gjinor.

Dalja Hapur

(Coming out)

Shkurt për “dalje nga sirtari.” Procesi i njohjes, ndërgjegjësimit dhe pranimit të orientimit jo-heteroseksual ose identitetit gjinor me veten dhe pastaj ndarja me të tjerët. Fillimisht, shumë të rinj të minoriteteve seksuale ngrenë barriera emocionale kundrejt të njohurve të tyre, miqve dhe familjarëve duke pretenduar (konkretisht ose nëpërmjet heshtjes) se janë heteroseksualë dhe në harmoni. Dalja nga sirtari do të thotë eliminimi i sekretit dhe zhdukja e shtirjes për t’u bërë më të integruar emocionalisht. Kjo zakonisht ndodh në etapa, dhe është një proces jo linear.
Homofobia

Origjinalisht e shpikur për të nënkuptuar, në terma klasik psikologjikë, frikën e paarsyeshme nga homoseksualiteti. Tani i referohet zakonisht të qenit kundër ose mospëlqyes ndaj personave gay, lesbike, biseksualë dhe transgjinorë, sjelljes stereotipike gay/lesbike. Një term më pak i përdorur është anti-gay.

Heteroseksizëm
Hamendësimi se heterosekualiteti është universal dhe/ose superior kundrejt homoseksualitetit. Gjithashtu: paragjykimi, parcialiteti ose diskriminimi bazuar në të tilla hamendësime.
AndrogjenDikush i cili kombinon karakteristikat e shprehive gjinore mashkullore dhe femërore.
Drag QueenNjë mashkull i identifikuar biologjikisht si mashkull por që ndërmerr rolin e një gruaje për arsye personale si edhe argëtuese, psh shfaqje artistike.
Drag KingNjë femër e identifikuar si femër biologjike por që ndërmerr rolin e një mashkulli për arsye personale si edhe argëtuese, psh shfaqje artistike.
TransvestitEvitoni. Shpikur në shekullin e 19-të. Një person-jo domosdoshmërish gay-që vishet me veshje të gjinisë së kundërt. Termi që po preferohet më shumë dita ditës është person që ndër-vishet.

Transeksual

(ose Transssexual)

Një person që ka biologjikisht një seks (lindje) por emocionalisht dhe shpirtërisht një tjetër. Transeksualët Femër-mashkull (FTM) (From Female to Male) janë njerëz që kanë lindur me trup femre por identifikohen si meshkuj. Transeksualët Mashkull-Femër (MTF) (From Mail to Female) kanë lindur me trup mashkulli por identifikohen si femra.
Mashkul Transgjinor
Një person që është biologjikisht femër por që identifikohet si burrë ose djalë.
Femër TransgjinoreNjë person që është biologjikisht mashkull por që identifikohet si femër.
Minoritete SeksualeNjerëz gay, lesbike, biseksualë dhe transgjinorë.
Homoseksual

Evitoni këtë term; është klinik, distancues dhe arkaik. Shpesh i përshtatshëm kur i referohemi sjelljes (megjithëse preferohet seks-i njëjtë mbi.).Kur i referohemi njerëzve, kundrejt sjelljes, homoseksual konsiderohet degjenerues, duke i lënë vend termave të preferuar gay dhe lesbike. Përdoreni vetëm nëse “heteroseksual” përdoret në ndërtime paralele, si përshembull në kontekste mjekësore. Për përdorime të tjera, shikoni gay dhe lesbike.

Panseksual (ndryshe i referuar si omniseksual)- është një orientim seksual, i karakterizuar nga dashuria romantike ose dëshira seksuale ndaj njerëzve pavarësisht identitetit të tyre gjinor ose seksit biologjik.
Queer Është një fjalë që njerëzit e përdorin për të përshkruar identitetin e tyre gjinor i cili nuk i konformohet standarteve sociale dhe normave tradicionale të gjinisë.
Outing Të shpallësh që dikush është gay, lesbike, biseksual, ose transgjinor, pa lejen e personit tjetër.