Artikujt

Aleanca LGBT dhe Unstraight Museum paraqesin ekspozitën "Art. 1"

Çdo vit, 17 maji festohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, në përkujtim të heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSh) më 17 maj 1990. Në mbarë botën kjo ditë kremtohet me ekspozita, manifestime dhe evente të tjera. Këtë vit, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT ka bashkëpunuar me The Unstraight Museum (Muzeu Jostrejt) nga Suedia për të organizuar dy javë aktivitetesh që rrethojnë ekspozitën e titulluar Art. 1, e cila do të shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

“Coming out” në shoqëri dhe familje

Qendra komunitare e Libertas Kosova fton komunitetin nga Kosova, në grupin e parë të diskutimit.  Tema e pare do te jete: “Coming out” në shoqëri dhe familje. Qëllimi i grupit të diskutimit është që secili anëtar i komunitetit ta shpreh veten në një ambient të sigurt ku mendimi i secilit vlerësohet dhe respektohet. Shpresojmë që së bashku të ndajmë përvoja dhe ide të ndryshme në lidhje me temat në fjalë.

Grupi i diskutimit do të mbahet ditën e Premte prej orës 17.00 – 18.30.

Jeni të mirëseardhur....

PANEL MBI CESHTJET LGBT NE SHQIPERI

Pershendetje miq, Te enjten ne oren 17:00 tek Bibloteka Kombetare do te mbahet nje panel i hapur rreth ceshtjeve LGBT, i organizuar nga ambasada Amerikane.

Nje mundesi e mire per te diskutuar me aktiviste shqiptare dhe te huaj qe punojne per te drejtat e komunitetit LGBT.

Paneli eshte i hapur per te gjithe personat qe duan te marrin me shume informacion rreth problematikave te komunitetit LGBT.

Ju presim ;)

"Ata po mundohen të ruajnë shenjtërin e martesës; kështu që dy homoseksualë që kan jetuar bashkë për 25 vjet nuk mund të martohen, por një burrë mund të dehet në Las Vegas dhe të martohet me një prostitutë në Elvis Chapel.  Shenjtëria e martesës është e sigurtë."
~ Lea DeLaria