Artikujt

FABULOUS!

USA, 2006,
Nje dokumentar interesant mbi historine e filmave queer, nga vitet '40 deri ne 2005. Dokumentari tregon historine e filmave te pare me personazhe gay apo lesbian, reagimet e publikut apo emocionet e individeve lgbt gjate shikimit te ketyre filmave. Permes intervistave te shumta flitet per autoret filmave queer, filmat me te bujshem ne vite, filmat eksperimentale, reagimet e kritikes, historite e AIDS-it dhe te episodeve te lidhura me epidemine e deri tek filmi "Brokeback mountain". Nje dokument shume i bukur historik! Mund ta shihni ne linket e faqes ne vazhdim:


L'AMOUR FOU

Dokumentar, France, 2011, 98 min

Ne vitin 1958, Yves Saint-Laurent, krye-stilisti 22-vjeçar i shtëpise se madhe te modes Dior takon Pierre Bergé ne nje darke mes miqsh ne Paris; ne ate cast ndodhi "goditja e rrufese" mes dy djemve, te cilet u dashuruan marrezisht dhe jetuan bashke per 50 vjet. Dokumentari eshte nje interviste e Pierre Bergé, qe tregon lidhjen e tij me stilistin gjenial; dashurine, miqte, pasionet e perbashketa, koleksionin e tyre te artit, çastet e veshtira, vdekjen e Yves St-Laurent ne krahet e Pierre Bergé. Çifti ndertoi nje perandori mode dhe ne jeten private grumbulluan nje koleksion arti me vepra te Picasso, Braque, Matisse, Brancusi, Gericault, etj etj. Ky "koleksioni i shekullit" u shit pas vdekjes se Yves St-Laurent ne ankand ne Grand Palais. Dokumentar magjepses!


TENNESSEE WILLIAMS - THE WOUNDED GENIUS


Dokumentar biografik, 2004
Tennessee Williams konsiderohet si nje nga dramaturget me te medhenj amerikane te shekullit te 20-te. Autor i dramave "A streetcar named desire", "A cat on a tiny tin roof", "The glass menagerie" etj. nje pjese e mire e te cilave u pershtaten edhe per ekranin e madh, duke u bere kryevepra te kinemase boterore. Williams ishte homoseksual, por nuk e ka trajtuar homoseksualitetin si teme te veprave te tij. Nga ana tjeter, rralle ndonje shkrimtar mashkull i ka realizuar kaq bukur karakteret femerore sa Tennessee Williams. Mund ta shihni ne

LE CIEL EN BATAILLE ose WILD SKY

Dokumentar, France, 2011, 42 min


Rachid B., nje regjisor homoseksual realizon kete rrefim poetik prane shtratit te vdekjes se te atit. Eshte nje histori tronditese, por me se e zakonshme ne shoqerite ku homoseksualiteti konsiderohet si mallkim. I ati i Rachid-it, i semure nga kanceri, pas nje jete ndarje dhe mohimi i thote te birit: "te dua biri im!". Per fat te keq eshte shume vone; mes tyre shtrihej pa meshire ndarja per se gjalli, tani do te shtrihet ndarja e vdekjes. Nje persiatje e trishtuar poetike ! Dy ekstrakte nga dokumentari derisa te gjejme vepren e plote: http://vimeo.com/22163390

PARIS IS BURNING

Dokumentar, USA, 1990, 71 min
Ky dokumentar eksploron ballot e drag-queen-eve nga shtresat me te varfera te New York-ut, nje sub-kulture teper interesante dhe deri atehere e pazbuluar ne syte e publikut. Drag-queen-et e grupeve, racave dhe shtresava te uleta filluan te organizohen ne "houses", (ne analogji me shtepite e medha te modes, si psh. House of Channel) me synim pergatitjen per "ballo" qe marrin formen e paradave te modes underground. Atje u shpik edhe "voguing", nje lloj vallezimi qe e mori emrin nga revista "Vogue". Autorja e filmit Jennie Livingston ishte pa asnje shkolle kinematografie dhe asaj ju deshen 7 vjet qe te realizonte filmin e saj. Dokumentari eshte nje deshmi e rendesishme e jetes se drag-queen-ve te racave dhe shtresave te ndryshme te varfera ne New York-un e viteve '80 dhe eventeve ekstravagante qe organizoheshin prej tyre. Nje bote e

Page 1 of 3