Artikujt
LGBT United Macedonia
Shoqata e Lezbikeve, Gejve, Biseksualeve dhe Transgjinoreve “LGBT Junajted” Maqedoni
Ideja,nevoja dhe dëshira për krijimin e një organizate LGBT ka egzistuar për një kohë të gjatë, megjithatë, ky plan u realizua më në fund në Majin e 2012-tës, kur disa anëtarë të organizatës sonë arritën të mblidhen, të vendosur ta bëjnë këtë lëvizje të madhe për bashkësinë LGBT në Maqedoni. Shoqata e Lezbikeve, Gejve, Biseksualeve dhe Transgjinoreve “LGBT Junajted”(United) është organizatë multietnike jo-qeveritare dhe jofitimprurëse që përfshin anëtarë prej etniciteteve, religjioneve, shoqërive të ndryshme.
LGBT Pro Shqipëri - Ambasada Pink
LGBT PRO Albania Beson se:
1 - Të gjithë njerëzit lindin të barabartë në të drejta dhe në dinjitet
2 - Të drejtat e komunitetit LGBT (Lezbike, gej, biseksualë, transgjinore) janë të drejta të njeriut
3 - Çdo individ pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor duhet të jetë i barabartë në shanse dhe mundësi për të garantuar cilësinë e jetës. Këto shanse duhet të jenë të njëjtat shanse që shoqëria i ofron kujtdo pjesëtari tjetër të vet.
4 - Homofobia mund të luftohet e mbi të mund të fitohet përmes një pune informuese dhe përmes shembujve positive
LGBT PRO Shqipëri punon për të drejtat dhe çështjet e minoriteteve seksuale në vend dhe përfaqëson këtë komunitet duke adresuar të drejtat dhe problemet e tyre në Shqipëri.
Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT - Albania
Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që parashikon një shoqëri të lire, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore.
Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar LGBT, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Aleanca nisi aktivitetet e saj në mars të vitit 2009, kur një grup vullnetarësh LGBT filluan punën mbi hartimin e programeve dhe aktiviteteve për komunitetin, dhe u regjistrua si organizatë jo-qeveritare në nëntor 2009. Programet dhe aktivitetet e Aleancës LGBT përfshijnë:
PRO LGBT - Të bashkuar PRO kauzës LGBT në Shqipëri

“Të bashkuar PRO kauzës LGBT në Shqipëri” ose shkurt PRO LGBT është një iniciativë vullnetare e një grupi të vogël por të përkushtuar djem e vajzash. Besojmë se Shqipëria është duke jetuar një moment të pazëvendësueshëm të Lëvizjes për të Drejtat e LGBT. Ne besojmë se duke kontribuar bashkarisht për të fuqizuar vetë komunitetin atëherë do ta avancojmë në mënyrë të sigurt kauzën LGBT në Shqipëri drejt përmirësimit të jetëve të atyre mijëra djemve e vajzave që ende jetojnë me frikë për atë që janë, në mes të një shoqërie ekstremisht armike ndaj të qënit ndryshe.

