|
Tirana ka nje shtrirje të bukur e cila fillon nga mali i Dajtit në një anë dhe brigjet e ulëta në anën tjetër.Tirana ofron shumë muzeume dhe institucione artistike duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar,Muzeun e Kulturës Popullore,Teatrin e Operas dhe Baletit,Teatrin e Varietesë,Galerinë e Arteve të Bukura,Qendrën Ndërkombëtare të KulturësPallatin e Kongreseve dhe Galeri shfaqjesh kështu që është një vend tërheqës për turistët por Tirana është një nga të paktat kryeqytete (për të mos thënë i vetmi ndoshta) i cili nuk ka një bar gay përreth (b) (diskoteka,pubs,sauna apo kinema për gay) ose të paktën një lokal miqësor për gay dhe ky është një problem për për homoseksualët Shqiptarë apo ata të huaj që vijnë në Tiranë sepse më së pari nuk ka vende shumë të njohura ku njerzit mund të takohen,të puthen me partnerin e tyre.I vetmi vendtakim në Tiranë për momentin është parku mes Selisë së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare.Parku është shumë i vogël i cili lidh Sheshin Skenderbeu me Rrugën Dëshmorët e 4 Shkurtit.Për këtë arsye homoseksualët e thërrasin parkun me emrin Tranzit i cili faktikisht nuk është një vend i rehatshëm që të takosh homoseksualë duke ditur të gjithë problemet e kohës se shkuar(c). Parku tjetër është Parku Rinia (nuk keni nevojë që te keni një hartë për ta gjetur sepse atë vend e dinë të gjithë dhe cdokush mund t’ja u tregojë) Pastaj ka dhe një vend tjetër(or ndoshta ka qenë) rruga që fillon nga ura kryesore afër piramidës dhe përfundon te Rruga e Elbasanit dhe më kanë thënë se vendi më i mirë është ura e vogël midis dy urave atë te Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe atë të Rrugës së Elbasanit.Është një urë e vogël e cila lidh Katedralen e Tiranës me piramidën (Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës). Në Tiranë vendtakimet janë zakonisht parqe dhe vende të hapura por kurrë mos mendo se ato janë të vetmet vende...në fakt ju mund të takoni dikë kudo. Nje shetitje nga parku Rinia ose nga kodrat e liqenit mbetet menyra me e mire sot per sot per te takuar djem te tjere shqipetar ;) ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- (a)Para kësaj date homoseksualizmi dënohej nga ligji Shqiptar me deri 10 vjet burgim. (bMegjithatë thuhet ose ka pasur dy lokale shumë të frekuentuara nga homoseksualët.I pari quhej Bar Kafe Kursali përballë Sheshit Skënderbeu por Bashkia e Tiranës i rrëzoi të gjitha lokalet në atë zonë nën fushatën kthim në indentitet.I dyti quhet Bar London në Bulevardin Zogu i Parë por askush si duket nuk e frekuenton ate vend më dhe i treti është një pub që quhet The Murphys por tani shumica e pubeve lejon hyrjen vetëm në cift (djalë i shoqeruar me vajzë ) ______________________________________________________________ kjo guide nuk eshte e azhornuar, nese keni informacione me te detajuara, jeni te lutur te na shkruani ne: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë Mund te shikoni vendet e permendura ne harten e tiranes duke klikuar KETU ! |


