Artikujt

Basha: Tirana, kryeqyteti i tolerancës

Seminari është përshëndetur nga sekretarja amerikane e shtetit Huilari Klinton, nëpërmjet një video-konference

Në kujdesin e ambasadës amerikane, gjatë ditës së sotme në Tiranë është zhvilluar një aktivitet për të drejtat e LGTB-së. Lulzim Basha, i pranishëm në këtë aktivitet, ka thënë se Tirana është kryeqyteti i tolerancës. Ndërkohë, ai i ka kërkuar ndjesë ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, për mungesën e shefit të tij, Sali Berisha.

Jemi në kryeqytetin e vendit që njihet për tolerancën dhe mirëkuptimin. Mendojmë se njerëzit pavarësisht bindjeve meritojnë respekt të plotë. Nuk ka pasur raste dhune, por ato përballen me frikën e paragjykimit dhe mungesën të mbështetjes nga ana e shoqërisë. Orientimi dënohej gjatë komunizmit. Qeveria sot ka miratuar një ligj kundër diskriminimit. Në Bashki kam hapur një zyrë kundër diskriminimit që bashkëpunon me Avokatin e Popullit dhe institucione të tjera”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Ndërsa ambasadori amerikan u shpreh se, “shpresoj të përfshiheni në bisedime të sinqerta që të mos përsëritet ajo që 14 vjet më parë ndodhi në Amerikë, ku një njeri u gjet i vdekur vetëm se kishte orientim seksual të ndryshëm. Se gjithçka nis me një deklaratë thelbësore, të drejtat e LGBT janë të drejtat e njeriut. Dëshiroj të theksoj se kryeminstri Berisha ka shprehur qëndrimin e tij ndaj të drejtave të LGBT, nuk është e lehtë, por ndryshimi po vjen. Më herët, kur u tha se do mbahet parada, mediat raportuan gabim paradën e LGBT, ndërkohë disa zyrtarë kërkuan që aktivitetet të ndaloheshin”.

Dëshironi të komentoni dhe ju? Identifikohuni ose regjistrohuni...

"Homoseksualiteti me siguri nuk ka asnjë përparësi, por nuk ka asgjë për tu turpëruar, nuk është ves, nuk është degradim, nuk mund të klasifikohet si sëmundje."
~ Sigmund Freud