Me Janin u njohëm rastësisht. Ai ishte një djalë I pashëm, nga rrethet e Korçës. Krijuam pak konfidence dhe vendosëm të uleshim në një kafe për të kembyer nja dyfjale. Ai kish pas mendjen të shkonte në Greqi, por siç u ngatrruan punët tani, nuk kishte asnjë interes të shkonte e të sillej rrugëve. Për më tepër ishte dashuruar me një vajzë nga fshati I tij dhe e kishte lënë shtatzënë.
Kish shitur shtëpinë dhe token që kishte në fshat dhe kish ardhur e ndertuar një shtëpi të vogël një dhomë e një kuzhinë në rrethet e Tiranës.Tani kishte një muaj që kishte lindur bebi dhe ai e kishte nisur gruan në fshat se nuk kishin si e përballonin jetën. Tani po shkonte të shihte se mos gjente ndonjë punë si kamarier në një lokal, që ja kishin premtuar. Vini Re!!! Vetëm anëtarët e regjistruar mund ta lexojnë vazhdimin e këtij tregimi


