Artikujt

Shën Sebastiani, ikona e parë gay

Shën Sebastiani, është një shenjtor martir romak, që është vrarë gjatë persekutimeve të të krishterëve në fillim të shekullit të IV pas Krishtit gjatë sundimit të Dioklecianit. Ai është shpesh i prezantuar në art, si një djalë i ri dhe bukurosh, i lidhur pas një huri me trupin e përshkuar nga shigjetat. Ai festohet ditën e 20 janarit në Perëndim dhe 18 dhjetor në Lindje.
Shën Sebastiani ka një rëndësi të veçantë për komunitetin LGBT, në brendësi të së cilës shumë homoseksual katolikë pretendojnë se është shenjtori i tyre mbrojtës dhe ndërmjetës i tyre, por ky fakt nuk njihet zyrtarisht nga kisha

. Emri Sebastian përdoret shpesh nga shkrimtarët si reference e drejtpërdrejtë ose e tërthortë ndaj homoseksualitetit ( si psh në “Brideshead revisited”, e Evelyn Waugh ose “Papritmas verë” e Tennessee Williams).

Në art prezantohet si një djali i ri dhe tërheqes gjysëm i zhveshur dhe me trupin e përshkuar nga shigjetat, simbol të martirizimit dhe të vuajtjes së tij.

Në këtë mënyrë kjo gjendje e tij përfaqëson vuajtjen dhe shytpjen e homoseksualëve përgjatë rrjedhes së shekujve por njëkohësisht në shumë periudha të ndryshme të artit kjo pozë shndërrohet thuajse homoerotike duke e prezantuar edhe në një gjëndje gati ekstaze që prezaton anën tjetër të botës së homoseksulatetit, me joshjen që ka ushtruar në shumë piktorë dhe shkrimtarë të ndryshëm në artet vizuale dhe në letërsi.

 

Dëshironi të komentoni dhe ju? Identifikohuni ose regjistrohuni...

"Homoseksualiteti me siguri nuk ka asnjë përparësi, por nuk ka asgjë për tu turpëruar, nuk është ves, nuk është degradim, nuk mund të klasifikohet si sëmundje."
~ Sigmund Freud