Për herë të parë në historinë e Serbisë një politikan dënohet për diskriminim kundrejt komunitetit lgbt: bëhet fjalë për Dragan Marcovic, kryebashkiak i Jagodinës si edhe lider i partisë Serbia E Bashkuar.
Gjykata e Beogradit, si rrjedhoj e denoncimit të ONG Gay Straight Alliance, e ka shpallur Markovic fajtor për diskriminim të rëndë kundrejt gayve për shkak të disa deklaratave të gushtit të shkuar në të cilën e konsideroi homoseksualitetin si sëmundje dhe u doli haptazi kundër paradës gay të Beogradit. Dënimi i ndalon Markovicit, i cili deri pak kohë më parë ishte edhe deputet në parlament, te bëjë offendime të tilla në të ardhmen dhe e detyron atë të paguaj shpenzimet e proçesit në fjalë.
Aleanca Gay Straight u shpreh e kënaqur në lidhje me vendimin, si për shpejtësin e saj, si edhe për faktin që bëhet fjalë për një vendim domethënps pasi është e para herë që një politikan serb dënohet për diskriminim dhe fjalë urrejtje kundër personave lgbt.
Po në Shqipëri kur do të kemi një dënim shëmbullor për te gjithë ata politikan, këngëtar apo edhe personazhe të tjera publike që diskriminojnë rregullisht komunitetin lgbt ?

| < Mbas | Tjetri > |
|---|
