• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Obama: Mendoj se ciftet gay duhet të martohen

Ndaje ne Facebook

Më në fund presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dhënë fund muajve të tërë me ekuivoke në lidhje me çështjen e martesës së homoseksualëve duke u shprehur haptazi dhe qartë lidhur me këtë problem. Në një intervistë përABC Neës ai ui shpreh se sipas mendimit të tij çiftet homoseksuale duhet të martohen.
“Është e rëndësishme për mua që të shkoj përpara dhe të afirmoj se mendoj se çiftet homoseksuale duhet të martohen”, u shpreh tekstualisht Obama.

Lexo më shumë...

Homofobët tërhiqen nga njerëzit e seksit të njëjtë

Ndaje ne Facebook


Homofobët mund të tërhiqen nga njerëzit e seksit të njëjtë, por nuk e pranojnë dot këtë fakt. Në këtë përfundim ka dalë një studim i psikologëve britanikë dhe amerikanë.

Psikologët theksojnë se këta njerëz e fshehin seksualitetin e vërtetë të tyre duke u treguar të ashpër me homoseksualët.

Netta Weinstein, lektore në Universitetin e Essex (Britani), shprehet: “Individët që identifikohen si heteroseksualë kanë treguar në testet psikologjikë se kanë një tërheqje të fortë ndaj personave me seks të njëjtë. Ata ndihen të kërcënuar nga homoseksualët sepse këta të fundit i tregojnë atyre tendencat e njëjta që kanë me njëri-tjetrin.”

Ndërsa profesori i psikologjisë Richard Ryan, theksoi për ‘Daily Mail’ se në shumë raste homofobët janë “në luftë me veten” dhe sa herë që shikojnë një homoseksual bëhen të egër sepse kanë frikë se dëshirat e shtypura mund të dalin në sipqërfaqe.

Lexo më shumë...

Homoseksualët rusë kundër Madonnas

Ndaje ne Facebook

Shoqatat e homoseksuale lajmëruan se do të manifestojnë kundër Madonnës, kur ajo të mbajë një koncert në Shën Pjetërburg, në datën 9 gusht.

Vendimi i tyre vjen pasi këngëtares me famë botërore i ishte kërkuar që të bojkotonte ish-kryeqytetin e dikurshëm të Rusisë Cariste, për shkak të një ligji lokal, i cilësuar si homofob.

Pasi mësoi kërkesën e grupimeve gay, artistja 52-vjeçare lajmëroi se do të vazhdojë përpara sipas planit të vendosur më parë, nëpërmjet një statusi të vendosur në profilin e saj, në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Këngëtarja, pranoi nga ana e saj se nuk e shikonte ligjin me të njëjtin prizëm si homoseksualët rusë, ndërsa shtoi se i ka përkrahur gjithmonë në të shkuarën nismat “e vërteta” kundër homofobisë.

Lexo më shumë...

Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Ndaje ne Facebook

Një djalë 5-vjeçar ka filluar jetën si vajzë pasi i tha prindërve të tij se është i bllokuar në “trupin e gabuar”. Fëmija me emrin Zach tashmë ka bishtaleca dhe të gjithë e trajtojnë si të ishte vajzë.


Nëna e tij, 32-vjeçarja Theresa, thotë krenare për ‘The Sun’: “Nuk ka pasur asnjë problem për këtë ndryshim. Ai ishte vetëm 3 vjeç kur një ditë erdhi tek mua dhe më tha: “Mami, unë jam vajzë!”

“Në fillim nuk e mora seriozisht, por sa më shumë që kalonte koha ai nxehej nëse i drejtoheshim si të ishte djalë. Fillonte të qante dhe ka tentuar disa herë të priste organet gjenitale. I kemi shpjeguar edhe drejtuesve të shkollës se Zach është mashkull në trup, por femër në mendje. Nuk e ka ngacmuar askush dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Shkolla ka bërë një punë të shkëlqyer”, shprehet Theresa.

Lexo më shumë...

Serbi: Poltitikani dënohet për diskriminim kundër homoseksualëve

Ndaje ne Facebook

Për herë të parë në historinë e Serbisë një politikan dënohet për diskriminim kundrejt komunitetit lgbt: bëhet fjalë për Dragan Marcovic, kryebashkiak i Jagodinës si edhe lider i partisë Serbia E Bashkuar.

Gjykata e Beogradit, si rrjedhoj e denoncimit të ONG Gay Straight Alliance, e ka shpallur Markovic fajtor për diskriminim të rëndë kundrejt gayve për shkak të disa deklaratave të gushtit të shkuar në të cilën e konsideroi homoseksualitetin si sëmundje dhe u doli haptazi kundër paradës gay të Beogradit. Dënimi i ndalon Markovicit, i cili deri pak kohë më parë ishte edhe deputet në parlament, te bëjë offendime të tilla në të ardhmen dhe e detyron atë të paguaj shpenzimet e proçesit në fjalë.

Aleanca Gay Straight u shpreh e kënaqur në lidhje me vendimin, si për shpejtësin e saj, si edhe për faktin që bëhet fjalë për një vendim domethënps pasi është e para herë që një politikan serb dënohet për diskriminim dhe fjalë urrejtje kundër personave lgbt.

Lexo më shumë...

Ushtria Argjentinase gati per martesen e pare gay!

Ndaje ne Facebook

Martese gay ne ushtrine argjentinase, nje tenent colonel dhe nje capiten do te lidhin se shpejti kurore. Sispas informatave edhe shume te tjere jane gati te ndjekin shembullin e kolegeve. Lajmi vjen nga faqa e internetit "Tiempo Militar" sipas se ciles kreret me te larte te ushtrise kane dhene "ok-in" e tyre.

Nderkohe si rrjedhoje e ligjit qe lejon ceremonite martesore te cifteve te te njejtit seks ne Argjentine ja ku vjen edhe kjo eksperience dhe mundesi per te kurorezuar dashurine e tyre edhe ushtarakeve gay.
Nuk ngelet gje tjeter vec

Lexo më shumë...

Një zënkë midis lezbikesh përfundon në luftë me m...

Ndaje ne Facebook

Lajmi i mëposhtëm është tepër absurd për të qënë i vërtetë. Por ja që është. Sa herë ju ka ndodhur që të diskutoni për të njëjtin person? Rivaliteti në dashuri mund të provokoj reagime të papritura dhe impulsive, dhe me siguri ky që po ju servirim është një nga shembujt më ekstrem në këtë rast. Dy lezbike, në Xhamaikë, u zunë shumë rënd për një vajzë të cilës iu vardiseshin të dyja. Por, në momentin e zënkës ndodheshin pranë një rezervuari septik ( e thënë shqip, grop haleje), dhe më pas situata filloj të degjenerohej.

Dhe kështu vajzave ju lindi ideja që të gjenin armët e duelit rreth e rrotull, duke filluar të gjuanin njëra-tjetrën me jashtqitje. Ndoshta sepse fyerjet dhe shpullat nuk ju mjaftonin. Kur mbrritën në vendgjarje forcat policore, të cilat nderhynë për të ndaluar zënkën që tashmë ishte kthyer në zënkë m...., vajzat fulluan të sulmonin edhe ata me të njëjtat "armë". Në fund, si qershia mbi tortë, filluan të zhvisheshin për të penguar kështu ndalimin nga policia (një trup i zhveshur është më i vështirë për tu mbajtur, sidomos kur është i lyer).

Lexo më shumë...

Fansa te futbollit polak: Duam tribune gay

Ndaje ne Facebook

Ashtu si mund ta keni dëgjuar më parë, në vitin që vjen do të zhvillohet Kampionati Evropian i futbollit. Dy vendet mikpritëse do të jenë Polonia dhe Ukraina - të cilat nuk njihen pikërisht si vende pionere kur është fjala për tolerancën ndaj minoriteteve seksuale.

Kjo është arsyeja e cila ka bërë që një grup i tifozash gay të futbollit në Poloni të kërkojnë një seksion për ta gjatë kampionatit.

"Gjatë udhëtimeve për të parë ndeshjet me klubeve tona të zemrës për fat të keq na është dashur që të mbrohemi ndaj, ngacmimve diskriminuese si edhe dhunës nga tifozët" vërtetë. Ne ëndërrojmë që të jemi në gjendje për ta shijuar ndeshjen në një tribunë të vecantë" -thotë deklarata e lëshuar nga grupi "Tribuna Rainbow 2012" (Tribuna Ylber 2012) sipas agjencisë së lajmeve AP.

Lexo më shumë...

Gana: Shpërblim ekonomik për atë që denoncon një gay

Ndaje ne Facebook

Mesa duket, në një nga vendet më të varfëra të Afrikës perëndimore, Gana, problemet më të mëdha për qeverinë nuk janë varfëria ekstreme dhe papunësia, por orientimi seksual i qytetarëve. Pas aprovimit të persekutimit të homoseksualëve, guvernatori Paul Evans Aidoo ka theksuar se me burgimet e shumta ka ndërmend të shfarrosi homoseksualët nga shoqëria.

Për të zbuluar sa më shumë homoseksaulë të jetë e mundur, Aidoo nuk po bazohet vetëm tek të dhënat e Zyrës Kombëtare të Kërkimeve e cila zbulon homoseksualët dhe njofton policinë, por ai ka besim të plotë edhe tek bashëpunimi i qytetarëve, pasi ju ka premtuar këtyre të fundit shpërblim ekonomik për atë që kallzon një person që ka marrdhënie homoseksuale. Dhe, padyshim në një vend ku gjëndja ekonomike e personave arrin nivele ekstreme, kjo ndihmesë ekonomike do të jetë shumë tunduese për ata që njohin persona gay.

Lexo më shumë...

Doolywood: çiftit gay i kërkohet të veshin bluzën mbrapsht

Ndaje ne Facebook

Një çift lezbikesh po kërkojnë për ndryshim në Dollywood pasi një punonjës i kërkoi një nga grave për të kthyer bluzën e saj me shkrimin "Marriage is so gay" (martesa është aq shumë gay) mbrapsht, në mënyrë që të mos ofendonte vizitorët e tjerë të pranishëm.

Olivier Odom dhe Jennifer Tipton thanë të martën se dëshirojnë që parku Dollywood të jetë më gjithëpërfshirës për familjet lezbike,homoseksuale, biseksuale dhe transgjinore, pasi Odom ju kërkua ta vishte bluzën e saj mbraptsh, gjatë vizitës së tyre në Dollywood Country Splash. Historia është raportuar fillimisht nga stacioni televiziv WBIR-TV në Knoxville.

Lexo më shumë...

Ju jeni këtu: LAJME | Nga Bota

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit