• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Hapja e Qendrës Komunitare LGBT

Ndaje ne Facebook

Të dashur miq, Falë mbështjetjes së secilit prej jush gjatë këtyre tre vjetëve, ajo çka nisi si një veprimtari e pasditeve dhe mbrëmjeve të një grupi të rinjsh LGBT pa përvojë ne fushën e aktivizmit  por me dëshirën dhe pasionin për të ndryshuar realitetin në të cilin jetonim, është kthyer tashmë në një lëvizje që po rritet gjithmonë e më shumë së bashku me vetë komunitetin LGBT në Shqipëri.

Këto vite kanë shenjuar jetët e secilit prej nesh. Ndarja e eksperiencave, problemeve, çasteve të bukura, organizimi i aksioneve rrugëve natën vonë nga frika që dikush mund të na sulmonte, mbledhja në shtëpitë e njëri-tjetrit pasi nuk kishim një vend tonin ku të diskutonim rreth strategjive për të bërë një punë sa më efektive, debatet me familjen pasi vështirësia e tyre nuk është vetëm të na pranojnë ne si persona LGBT por të pranojnë edhe faktin që jemi aktivistë.

Ditëve tona prej aktivistesh nomadë i erdhi fundi pasi tashmë do të kemi një bazë, një vend ku të mblidhemi dhe të gjithë së bashku të japim kontributin tonë për të ndryshuar realitetin ku jetojme, pse jo dhe botën.

Falë mbështetjes së Civil Rights Defenders, Aleanca LGBT do të hapë një qendër komunitare për personat LGBT e cila do të shërbejë si bazë ku komuniteti LGBT do të ketë mundësi të forcojë kapacitetet, të marrë pjesë në aktivitete argëtuese, të raportojë rreth rasteve të diskriminimit, të organizojë aksione ndërgjegjësuese, të rritet e të njihet.


Qendra do të funksionojë në mënyrë të tillë që secili prej personave të komunitetit dhe persona “straight” që mbështesin të drejtat tona të jenë pjesëmarrës aktivë në organizimin e punës duke dhënë ide dhe duke menaxhuar ata vetë hapësirën dhe aktivitetet që duan të zhvillojnë.

Ju ftojmë të gjithëve në hapjen e Qendrës Komunitare LGBT, të shtunën, ora 19:00.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen dhe për orientime për vendndodhjen e Qendrës, na kontaktoni në  Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë ose në facebook.


Me respekt,

Xheni Karaj

Drejtore Ekzekutive

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT

Komente (2)add comment

tirana tha:

me: 29/12/2011 ora: 13:37:14
tirana
ju uroj dhe do te marr pjese   
 

fabjani tha:

me: 14/02/2012 ora: 10:00:07
ergin.
prsh xheni flm pwr informacjonin me shum kenaqesi do bej pjes ne kete forum   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Nga Vendi | Hapja e Qendrës Komunitare LGBT

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit