• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Homoseksualët ndihen të fyer nga kënga e Erandës dhe Aldos

Ndaje ne Facebook

Kënga titullohet vërtet “Pa problem”, por e paska një problem. Dhe problemi është tek perceptimi që homoseksualët dhe prirja e tyre seksuale konsiderohet si “problem në gjen” nga autorët e këngës së prezantuar nga Eranda Libohova dhe Aldon Lipe në “Kënga Magjike”. Është pikërisht ky varg, që u ka vrarë veshin një grupimi që mbron të drejtat e homoseksualëve të Shqipërisë, të cilët janë ndier të ofenduar dhe njëkohësisht të diskriminuar, që një varg i tillë të jetë toleruar në një garë televizive dhe në një festival kombëtar të licencuar, në një televizion kombëtar si “TV Klan”. Kështu, në zyrën e themeluesit dhe producentit të “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, të premten në mbrëmje ka mbërritur një letër-ankesë, të cilën kemi arritur ta sigurojmë dhe ta botojmë bashkëngjitur me këtë shkrim. Letra është shkruar në emër të kauzës pro LGBT, një bashkim vajzash e djemsh që promovojnë të drejtat e LBGT (lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë) në Shqipëri dhe mban firmën e Kristi Pinderit, aktivist për të drejtat e njeriut. Pyetjes së gazetës “Panorama” se çfarë ka tingëlluar kaq shumë diskriminuese në vargjet e kësaj kënge, që shumë e kanë komentuar si një parodi, ku satirizohet jeta një femre dhe një mashkulli në Shqipëri, Kristi

Pinderi përgjigjet se: “Kjo këngë ka ndjeshëm një konotacion fyes ndaj homoseksualëve, sidomos në vargun që këndohet se ky na qenka një problem, e se veçse problem, na qenka dhe në gjen! Ata kujtojnë se bëjnë shaka me atë këngë, por në fakt është një shaka që mund të fyejë shumë  njerëz”, pohon më tej Pinderi, për vargjet e Pandi Laços, që në fakt janë perceptuar si një pjesë e një kënge me nota humori, dhe pa ndonjë pretendim të posaçëm për çmim. Sipas ligjit kundër diskriminimit, në rast se një person ose grup personash ndihen të diskriminuar, qoftë edhe indirekt (siç mund të interpretohen vargjet e kësaj kënge), personi ose personat që ndihen të diskriminuar, ankohen dhe vënë në dijeni institucionin përkatës, që në këtë rast është festivali “Kënga magjike”, që të marrë masa. Nëse personi, që në rastin tonë i referohet themeluesit dhe producentit të festivalit “Kënga Magjike” nuk merr masa, pasi është vënë në dijeni me anë të letrës, duke kërkuar ndjesë publikisht, diskriminimi konsiderohet i dyfishtë, sepse diskriminimi nuk është bërë ndaj një personi të vetëm, por ndaj një grupi të caktuar. Pinderi sqaron po ashtu se: “Kjo këngë transmetohet në një festival të liçensuar dhe transmetohet nga një televizion kombëtar si “Tv Klan” dhe në Kushtetutë thuhet se në asnjë media nuk lejohet frymëzimi i urrejtjes apo diskriminimit racist. Sipas gjykimit tonë, vargu që u dedikohet homoseksualëve me “problem në gjen”, është diskriminues dhe i penalizueshëm”. Kristi shton se: “Letra i dërgohet një institucioni, për faktin se ankesat nuk shkojnë direkt për Eranda Libohovën, Aldon Lipen apo autorin e tekstit Pandi Laço, pasi nuk mund të ndalosh mendimin artistik, mirëpo në rastin kur ata me këtë këngë hyjnë në një garë publike, atëherë përgjegjësinë e mban institucioni. Ndaj edhe masat, në rastin konkret kërkimi i ndjesës publike, apo të paktën sqarimi se stafi i festivalit nuk synon të diskriminojë askënd, është i nevojshëm.

Letra drejtuar Gjebresë


Kristi Pinderi, aktivist për të drejtat e njeriut dhe John Withers


Drejtuar: Themeluesit dhe Producentit të festivalit “Kënga Magjike”, z. Ardit Gjebrea
Për dijeni: Televizionit “Klan”, z. Aleksandër Frangaj
Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku
I nderuar zoti Gjebrea,
“Pro LGBT” (Të bashkuar pro kauzë së LGBT) është një grupim vullnetar djemsh edhe vajzash që besojnë tek të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe luftojnë për promovimin e të drejtave të  homoseksualëve në veçanti. Duke ju uruar së pari për punën e suksesshme që bëni, do të donim t’ju vinim në dijeni menjëherë për sa vijon:
Në edicionin e fundit të festivalit “Kënga Magjike”, këngëtarja Eranda Libohova këndon së bashku me gazetarin Aldon Lipe një  këngë të titulluar “ Pa problem”. Teksti i kësaj kënge, sidomos vargjet “Këtu ka shumë liri, do dalë një ligj i ri, dy burra mund të martohen në  bashki… Pa problem!”, e sidomos vargu “Problem në gjen!”, mund të perceptohet nga komuniteti LGBT në Shqipëri (lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë) si ofensive dhe fyese ndaj këtij komuniteti. Do të donim t’ju kujtojmë se në ditët tona, diskriminimi apo frymëzimi për të diskriminuar një grup shoqëror, një komunitet të caktuar apo edhe një individ të vetëm për arsye të veçantisë apo veçantive që ky grup apo ky individ mbart, mund të jetë i drejtpërdrejtë ashtu edhe i nënkuptuar, apo indirekt.
Nuk është në dëshirën dhe mundësinë tonë që ne të kërkojmë asnjë lloj censurimi apo vetë censurimi, pasi ne besojmë se kushdo ka të drejtë të shprehë mendimet e tij në forma nga më të ndryshmet, e sigurisht, arti është ndër format më të vjetra të shprehjes. Por, në rastet kur frymëzimi vetjak mund të shndërrohet në një instrument për të veçuar, përjashtuar apo edhe për të linçuar, qoftë direkt qoftë në mënyrë të nënkuptuar dikë, atëherë nuk është rasti t’ua kujtojmë se ky po është veprim i gabuar. Ne kërkojmë me mirësjellje nga ju z. Gjebrea, që të sqaroni në rastin më të parë kur ju do të kishit mundësi, se ju vetë dhe stafi juaj distancohet nga çdo akt diskriminimi, apo frymëzimi për diskriminimin. Besojmë se kjo do të ishte një përgjigje e mirë për të shmangur mundësinë  që kjo këngë  të keqkuptohet apo të perceptohet si ofensive nga komuniteti gej. Në rast të  kundërt, ne do ta marrim këtë si mosveprim dhe të dënueshëm janë sot, sipas ligjit kundër diskriminimit, jo vetëm ata që diskriminojnë, por edhe ata që  vihen në  dijeni të një  akti diskriminimi dhe nuk marrin asnjë masë. Ashtu siç edhe në Kushtetutë shprehet qartë në lidhje me median, qoftë të shkruar apo vizive, se ndalohet kategorikisht frymëzimi i urrejtjes, e kjo vlen sidomos për një televizion me status kombëtar. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju uroj dhe një herë suksese dhe ju njoftoj se një kopje të këtij komunikimi ne do ta paraqesim pranë zyrës së Komisioneres Kundër Diskriminimit në Shqipëri.

Në emër të PRO LGBT,
Kristi Pinderi

“Pa problem”, parodia që u frymëzua nga Bobby McFerrin “Don’t Worry Be Happy”
Pasi ka kaluar një vit që Eranda Libohova këndoi “Rroftë dashuria” në “Kënga Magjike” 2010, ajo këtë vit vjen me një duet ndryshe, që më shumë sesa një kënge të mirëfilltë, i ngjason një parodie të vërtetë, ku shumë artistë e kanë komentuar si eksperiment muzikor. Eranda në stilin e 15-vjeçares dhe Aldo me natyrën e tij të njëjtë dhe thumbuese të prezencës në ekran, kanë sjellë një këngë ku bëjnë gallatë dhe ironi. Në vargjet e këngës që po i botojmë në këtë shkrim, ata vijnë si një duet që përfaqësojnë përkatësisht një mashkull dhe një femër të moshës së tyre, por me telashe dhe me peripeci në një vend që quhet Shqipëri. Por, përveç kësaj, kënga me muzikë të Adi Hilës, është një frymëzim i pastër ndaj të famshmes “Don’t Worry Be Happy” të Bobby McFerrin, si në domethënien e vargjeve, ashtu dhe në ritmin muzikor. Ardit Gjebrea e prezantoi si një perfomancë të veçantë në programin “E Diela shqiptare”, pasi partneri që e shoqëronte Erandën ishte gazetari Aldon Lipe, dhe që ai prapë do e mbante të fshehur portretin e tij, ndërsa këndonte nga studioja e emisionit të mëngjesit në “Tv Klan”. Ajo që na bëri përshtypje, është se Aldon Lipe, që është skenaristi i “Kënga Magjike”, konkurron në këtë garë muzikore. Ndaj nuk është çudi që në një rast tjetër, të shohim në skenë duke kënduar pse jo dhe regjisorin, Pali Kuken.

“Pa problem”

Aldo: Një mëngjes, e dashura më la
9 vjet fjetëm bashkë
Arsye s’më dha…
Pa problem!
…do marr një qen
Po tani, rrobat kush m’i lan…
Kthehesh në shtëpi, tortelini
s’gjen
Pa problem…
Supa zien…

Eranda: Sa me fat, shefi u
martua, shkova ta uroj,
nga puna më pushoi
Pa problem…
(o ç’paska qenë…)
Këtu ka shumë liri,
do dalë një ligj i ri…
Dy burra mund t’martohen
në Bashki…
Pa problem…
…problem në gjen!!!
Pa problem, pa problem,
Pa problem, pa problem
Do marr një qen…


Komente (15)add comment

Austriaku tha:

me: 30/10/2011 ora: 20:26:27
0
Per mendimin tim kjo e ashtuquajtur kenge eshte tregues mese i qarte i shterpesise se artit te realizmit socialist, i cili mbahet ende gjalle me penecilina, kuptohet, nga nje grup a nje klan si te thuash qe perfaqeson eren e vjeter me fetyra te tjera. perse nuk bejne nje kenge qe kritikon papunesine, degjenerimin qeveritar, korrupsionin etj etj, apo kane frike se me kete thumbojne shefat e shefave e sidomos donatoret, qe ne masen me te madhe jane pinjolle te isht byrose e soj e sorollopit te tyre.    
 

Austriaku tha:

me: 30/10/2011 ora: 20:28:23
0
tekste te varfera, pa pike arti ne vetvete. nga ana tjeter tjeter, shkon gjuha ku dhemb dhembi - thote nje fjale e urte popullore. ata qe bejne keto lloj "kengesh" duan te shfryjne ndonje mllef qe i bren, meraqe te vjetra me nje fjale, e ca te bejne, hajt te dalim ne kamera (apo nuk i kemi debulese ne shqiptaret kamerat - vdesim per nje cop magazin). ca te them me teper, ndonjehere eshte me mire qe keto capacule te injorohen e aq. nga ana tjeter tjeter habitem me arditin...megjithate, pa problem...   
 

fotomodeli tha:

me: 31/10/2011 ora: 11:24:40
fotomodeli
mduket se kengen ja kan kushtu arditit dhe gjith bythqireve aty ne klan    
 

Sweetygirl tha:

me: 01/11/2011 ora: 00:52:40
sweetygirl
@fotomodel kush te duket vetja se je per te dhene nje percaktim te tille?nese mendon keshtu ateher pse drreqin je dhe ti ne kete faqe?   
 

fotomodeli tha:

me: 02/11/2011 ora: 10:16:00
fotomodeli
po sepse fjala gay per to eshte kompliment ,nejse gabimi im qe dhashe emra smilies/sad.gif   
 

Ened tha:

me: 02/11/2011 ora: 19:16:01
Ened
@FOTOMODELI: Ke shume te drejte, ashtu eshte ARditi, madje njoh nje cun qe ka qire arditin per para. Ta dije djali Arditit qe e ka babin byc shpuar, hmmm e di vete ai pastaj...
@ SWEETYGIRL: po ty cte djeg?
Se treti, kenga ishte me VK qe kam degjuar ndonjehere. Ne partyn e punes time vitin e ri qe shkoi ishte Eranda me Irmen kengetare, por po erdhi serish kete vit e ftuar do ja caj vrimen kuckes.
   
 

Ened tha:

me: 02/11/2011 ora: 19:18:02
Ened
Pergezoj te gjithin grupin qe ka mare iniciative per te shkruar kete leter, dhe per guximin. Jeni me te miret!   
 

gerdi123 tha:

me: 02/11/2011 ora: 19:47:08
0
kam shume respekt per kengetaren qe e kendon kete kenge dhe e vleresoj shume si artiste por qe ne momentin qe e kam degjuar per te paren here kete kenge ma ka vrare veshin ai varg qe diskriminon grupimin gay ne kete vend   
 

Sweetygirl tha:

me: 02/11/2011 ora: 23:56:03
sweetygirl
@Ened mua sme djeg asgje ne kete mes thjesht nuk me pelqejne percaktimet e tilla si b..q...nuk me duket sh normale besoj e kam ate te te drejt te shprehem kur dicka nuk me pelqen dhe nuk me duket e drejte apo jo?mendoj se eshte percaktim fyes dhe te pakten ne kete faqe prisja te gjeja pak me shume mirekuptim dhe rrespekt edhe pse nuk me djeg nuk me pelqen te ofendohen te tj   
 

tarkan tha:

me: 04/11/2011 ora: 00:35:23
Tarkan
shume zhurme per asgje ka thene SHEKSPIRI.
   
 

Arigarosa tha:

me: 07/11/2011 ora: 00:23:23
Arigarosa
WTF!!!! sa injorant   
 

Bess tha:

me: 09/11/2011 ora: 11:32:09
0
Me vjen cudi kur te gjith bejn sikur jan kaq te ndjeshem. nderkohe qe pothuajse te gjith ne kte faqe e kan mendjen thjesht per seks dhe nuk u intereson nese u cenohen te drejtat apo ku ta di un se cfar. madje plot ktu nuk e quajne veten as gay, po thon gjoja biseksual.    
 

Sweetygirl tha:

me: 09/11/2011 ora: 20:05:49
sweetygirl
@Bess e ke gabim jo te gjithe kerkojne thjesht seks orientimi yne na ben te jemi keto qe jemi keshtu ska te beje vetem me seksin por dhe me ate cka jemi,se di ne me kupton por me interesojne sh dhe te drejtat e mia dhe te njerzve ne pergjithesi sepse nese sdo me interesonin i bie te jem thjesht hipokrite gje qe nuk jam dhe ka dhe sh veta te tj ne kete faqe qe nuk jane ok?   
 

Ardi80 tha:

me: 12/11/2011 ora: 00:19:41
Ardi80
@bess plako ja fut pordhes. jane cjane njerzit jane per vete. spo te tjote gje njeri qe je gay, nga ana tjeter diskriminon personat qe thone jam bisex. ti diskriminon sojin tend leje mo te tjeret cbejne me ty pastaj.   
 

Ardi80 tha:

me: 12/11/2011 ora: 00:23:02
Ardi80
edhe sa per muhabet pse nuk ankohet ndonje femer ktu me vargun ku krahason te dashuren me qen? kjo sju djeg femrave? une them te shkruaj nje leter Topalli   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Nga Vendi | Homoseksualët ndihen të fyer nga kënga e Erandës dhe Aldos

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit