• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Aurela Gaçe përshëndet miqtë e saj gay

Ndaje ne Facebook

Nëse mendonit se tema e homoseksualitetit është ende një tabu për v.i.p-at shqiptar, keni pothuajse të drejtë; pothuajse, pasi gjithçka ndryshon kur bëhet fjalë për Aurela Gaçen, diva e muzikës shqipëtare e cila është shquar gjithmonë për stilin e saj unik dhe risitë që herë pas here ajo i ka servirur publikut shqiptar.

  Një urim per miqte e mij te shumte gays....Legalizohet ne New York e drejta qe edhe ata te martohen me te gjithe te drejtat. 

Ky ishte mesazhi i Aurela Gaces për shokët e saj në Nju Jork , i cili u shkrua në faqen zyrtare të Aurelës në facebook, i cili është komentuar me shumë komente pozitive edhe negative.



Aurela Gace e cila jeton në Nju Jork prej vitit 2002 , është një nga këngëtaret më kontroversiale dhe të sukseshme të muzikës shqiptare, me një karrierë mbushur plot me suksese dhe çmime të shumta, në të cilat mund të përmendim 3 çmime të para në Festivalin e Këngës në RTSH.
Fitorja e fundit i dha asaj mundësinë për të prezantuar Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që u zhvillua në maj të këtij viti në Dysseldorf të Gjermanisë ku edhe pse kënga nuk morri ndonjë vlersim domethënës nga votuesit e Eurovizionit (sistem votimesh i vënë gjithmonë në qëndër polemikash për teknikat e fqinjësisë së mirë që përdorin shumë vende), duhet theksuar se kjo ishte një nga punimet më të mira me të cilat është prezantuar vendi ynë në këtë aktivitet.

Më pooshtë po ju servirim edhe hitin e fundit të saj...


Komente (2)add comment

tarkan tha:

me: 28/07/2011 ora: 12:57:50
Tarkan
edhe per mua eshte e cuditeshme ftohtesia e vipave tane.jo me kot vura ne sit "mamamia story". te shtunen ishte Viola Valentino.dhe une si c'do here tjeter enderroja me sy hapur qe isha diku, ne Shqiperi ,dhe ne vend te saj perfytyroja nje Liljana Kondakci apo Ema Qazimi. e di qe ne Shqiperi nuk ka akoma vende te tilla per te vene ne prove vipat tane qe jane ne krah me ne.tani eshte nje ekspozite. rasti me i mire per te ftuar njerin prej tyre edhe pse jo ,me shume se nje,per tu dhene mumdesine atyre qe jane me ne. nqs se jo. do te me vinte shume keq. edhe nje politikan. nuk eshte se guxoj shume.   
 

klajdkeller tha:

me: 30/11/2011 ora: 01:21:00
klajd keller
Nuk kisha komentuar ndonjehere po te them te drejten ky artikulli me dogji a shume sa... Sado respekt kam per kete kengatare, te gjitha keto deklaratat e tyre pro-gay/antidiskriminuese jane nje kopje e shemtuar e "vipave" te Hollywood-it. Duan publicitet dhe te jene qender e vemendjes dhe fap! i fusin nje status ne fb a twitter si aurela dhe i kane siguruar vetes nja 2 artikuj neper gazetat e thashethemeve te se shtunes e po qene me fat, nje ftese ne nje nga keta debatet "intelektuale" mbi diskriminimin ne tv. Totalish patetizem dhe hipokrizi per mendimin tim.    
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Nga Vendi | Aurela Gaçe përshëndet miqtë e saj gay

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit