• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Tiranë: Përfundon paneli i diskutimit për çështjet lgbt

Ndaje ne Facebook

Dje në orën 17:00 u organizua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në bashkëpunim me organizatat shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të LGBT-ve, "Aleanca kundër diskriminimit LGBT" dhe "Pro LGBT" paneli i diskutimit për çështjet LGBT në Shqipëri.

Në këtë panel u diskutua për çështjet dhe problematikat e komunitetit LGBT në Shqipëri, punën dhe aktivitetet e organizatave "Aleanca kundër diskriminimit LGBT" dhe "Pro LGBT", si edhe masat që duhet të merren nga instittucionet shtetërore në lidhje me respektimin e të drejtave të komunitetit gay në Shqipëri.

Në panel ishin të pranishme dhe cifti i amerikaneve Mindy Michels dhe Melissa Schraibman, të cilave vitin e shkuar iu akordua "Çmimi për Vullnetarizëm Jashtë vendit" nga sekretarja për marrdhëniet me jashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Hillari Klinton.


Pas prezantimit të panelit u zhvillua një diskutim i hapur ndërmjet aktivistëve të organizatave dhe pjesëmarrësve në këtë event, të cilët ishin pjesëtarë të komunitetit, persona nga shoqëria civile dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Komente (4)add comment

britalbb tha:

me: 22/07/2011 ora: 17:07:58
britalbb
Shume i pergjithshem informacioni. Nuk ka dicka me te detajuar se per cfare u diskutua?   
 

tarkan tha:

me: 22/07/2011 ora: 19:38:22
Tarkan
une te falenderoj.por edhe per mua shume i siperfaqeshem. edhe pse jetoj ne itali me intereson shume jeta ne vendin tim.sidomos ajo gay.desha te di se sa vete moren pjese ne kete panel. shqipetar desha te them.homoseksuale mbi te gjitha. se qeveria shqipetare kishte ndonje perfaqesues. thene te gjitha keto , faleminderit perseri   
 

britalbb tha:

me: 22/07/2011 ora: 20:19:51
britalbb
Atehere mbetet qe te presim se kush ka dhe kush mund te publikoje me shume informacion ne lidhje me kete panel.   
 

kalibri23 tha:

me: 26/10/2011 ora: 01:22:37
0
AJO ESHTE SHUM MIR PR ME MOR BEN CKA DON POR MOS DEMTO ASKEN IVJEN KOHA DHE E KUPTOJN TE GJITH   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Nga Vendi | Tiranë: Përfundon paneli i diskutimit për çështjet lgbt

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit