Shkoni në Google dhe shkruani fjalën Gay dhe pastaj klikoni tek Search (ose shtypni enter). Surpriz! Afër butonit kërko ju shfaqet edhe një ylber. Gjithashtu ylberi shfaqet edhe me fjalët lesbian, bisexual, transgender, transexual, bisexuality dhe lgbt.
Ky është homazhi që motorri i kërkimit i bënë komunitetit lgbt me rastin e muajit të krenarisë homoseksuale.
Nuk është hera e parë që Google i kushton vëmendje komunitetit lgbt: vitin e kaluar duke shkruar fjalën gay ose lesbian në dritaren e kërkimit shfaqej një shirit me ngjyrat e ylberit. Tani ylberi është edhe më shumë i dukshëm, pothuajse sikur të ishte një përqafim.
Nëse gjeni edhe fjalë të tjera që shfaqin ylberin tek motori i kërkimit, na i komunikoni...

| < Mbas | Tjetri > |
|---|
