• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Apple: Steve Jobs i lë vendin Tim Cook, gay i deklaruar

Ndaje ne Facebook

Steve Jobs, prej kohësh administrator i Apple, dha doheqjen para disa ditësh duke i lënë vendin e tij Tim Cook.

Tim Cook, i lindur në Alabama, është një inxhinier industrial, është 50 vjeç dhe është homoseksual. Homoseksualiteti i tij u bë publik në janar, kur ky i fundit zëvendësoi Steve Jobs për një periudh të shkurtër. Cook është një person i qetë, i apasionuar pas bicikletave, dhe mesa duket është në një lidhje stabël. Sipas Out, revista lgbt më e rëndpsishme e Shteteve të Bashkuara, Tim Cook është gjithashtu edhe homoseksuali amerikan më i rëndësishëm. Kushedi, ndoshta pas donacionit që Apple bëri në vitin 2008 për mbrojtjen e martesave gay kundër Proposition 8, ndoshta fshihet Cook?! Në fund të fundit edhe sllogani i Apple - Think Different - lë të nënkuptohet diçka.

Ju kujtojmë gjithashtu se një tjetër homoseksual i rëndpsishëm në SHBA është edhe Rich Ross, presidenti i Walt Disney Studios.


Komente (2)add comment

britalbb tha:

me: 30/08/2011 ora: 17:59:50
britalbb
Kjo dmth qe lgbt-te nuk jane ndryshe nga trute nga te tjeret. I vetmi problem jane pengesat qe te tjeret mund t'u krijojne atyre ngaqe jane ndryshe.   
 

Artan Tirana tha:

me: 31/08/2011 ora: 02:02:21
Tani
LGTB jane njesoj si te gjithe, thjesht preferenca seksuale ndryshon qe vetvetiu nuk ka asnje impakt ne inteligjencen e dikujt.
ne fakt u be lodhshme gjithe kjo vemendje ndaj preferencave seksuale te njerezve...
   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Teknologji | Apple: Steve Jobs i lë vendin Tim Cook, gay i deklaruar

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit