• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Google Plus, vëmëndje të veçantë mbrojtjes së gjinisë

Ndaje ne Facebook

Rjeti i ri social i ideuar nga Google do të jap mundësinë edhe për të ruajtur privatësinë mbi gjininë. Përveç mundësisë për të zgjedhur "Tjetër..." në vend të opsioneve tradicionale "Mashkull" dhe "Femër", Google Plus ju jep mundësinë për ta fshehur këtë fushë si gjithë fushat e tjera të profilit. Në një video në YouTube, administratorja e Google Plus, Frances Haugen shpjegon këtë vendim:

 Gjinia mund të jetë një e dhënë delikate, sidomos kur flasim për botën e internetit. Duke filluar nga kjo javë, do të jetë e mundur të aplikohet privatësia edhe tek gjinia në profilin e Google+, në të njëjtën mënyrë si të gjitha të dhënat e tjera personale" Personave që do të zgjedhin të fshehin informacionin mbi gjininë e tyre do tu caktohet një gjini neutrale. "Një zgjidhje kjo e diskutueshme nga pikpamja gramatikore - thotë Haugen duke paraprirë polemikat - por mendojmë se është më e rëndësishme të mbrojmë më shumë personat sesa gramatikën.  ka përfunduar ajo.


Google Plus pritet të bëhet së shpejti rivali kryesor i Facebook, duke u përqëndruar kryesisht në korigjimin e gabimeve të kryera nga ky i fundit. Rëndësi e veçantë do ti jepet gjithashtu ndarjes së kontakteve në grupe/rrethe të ndryshëm si: familjarë, kolegë, punëdhënës etj. Kjo për faktin se lajmet që duam të ndajmë me shokët janë të ndryshme nga ato që duam të ndajmë me kolegët, prindrit, ose punëdhënësit.

Ju si mendoni? A do të ket sukses kjo risi ?


Komente (0)add comment

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Teknologji | Google Plus, vëmëndje të veçantë mbrojtjes së gjinisë

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit