Pas një pune të gjatë dhe të madhe nga vajzat dhe djemtë e komunitetit, tani ka ardhur koha të vëmë një tullë tjetër në murin e aktivizmit e mbi të gjitha të luftës kundër diskriminimit. Ka ardhur koha që komuniteti t’i japë një zë zyrtar veprave, nevojave, ideve e mendimeve të tij, një zë që shkon përtej faqeve në mediat sociale online. Prandaj, jemi të lumtur të hapim numrin e parë të gayzetës që duke filluar nga ky moment do dalë çdo tre muaj. aleancës i shtohet kështu dhe një zë tjetër në misionin e forcimit dhe integrimit të komunitetit në shoqërinë ku jetojmë.
Numri 1 - Janar 2012
Numri 2 - (Së shpejti...)
| < Mbas | Tjetri > |
|---|